Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken e rikonfirmoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë të përdorin asetet ruse të konfiskuara për të siguruar fonde për rindërtimin e Ukrainës.
“Kongresi ynë na ka dhënë fuqinë për të konfiskuar asetet ruse në Shtetet e Bashkuara. Ne synojmë t’i përdorim ato”, tha Blinken gjatë një fjalimi në Institutin Politeknik Igor Sikorsky në Ukrainë.
“Atë që Putini shkatërroi, Rusia duhet të paguajë për ta rindërtuar”, tha Blinken, teksa shtoi se SHBA po punon me vendet e tjera të G7-ës për të bërë të njëjtën gjë me “asetet sovrane të palëvizshme të Rusisë”.
“G7 mund të zhbllokojë miliarda dollarë dhe t’i dërgojë një mesazh të fuqishëm Putinit se koha nuk është në anën e tij”, tha Blinken./UBTNews/