UBT News

ShBA do të dërgojë katër sisteme raketash HIMARS në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë katër sisteme të tjera raketash artilerie me lëvizshmëri të lartë (HIMARS) në Ukrainë, tha të mërkurën Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Lloyd Austin. Kjo është paketa e fundit ushtarake me qëllim për ta forcuar Ukrainën, ndërsa ajo përballet me goditje të forta nga forcat ruse.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu në fillim të kësaj jave urdhëroi gjeneralët që t’i japin përparësi shkatërrimit të raketave dhe armëve të artilerisë me rreze të gjatë veprimi të Ukrainës pasi armët e furnizuara nga Perëndimi u përdorën për të goditur linjat ruse të furnizimit.

Perëndimi ka furnizuar Ukrainën me artileri të rëndë me rreze më të gjatë veprimi dhe sisteme raketash të shumta lëshuese për të ndihmuar Kievin të qëndrojë pavarësisht epërsisë së artilerisë ruse në numër dhe municione.

Me këtë paketë, numri total i raketave HIMARS që ia kanë ofruar Ukrainës Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkon në 16./UBTNews/

Exit mobile version