Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan një paketë të re ndihme ushtarake prej 325 milionë dollarësh (301 milionë euro) për Ukrainën që do të përfshijë municione për sistemet e mbrojtjes ajrore, municione dhe automjete, njoftoi Pentagoni.
Falë kësaj pakete, Ukraina do të marrë municion shtesë për sistemet e saj të avancuara kombëtare të raketave sipërfaqe-ajër (NASAMS), municione për sistemet raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS), municione 155 mm Howitzer, sistemet kundërajrore Stinger dhe armë antitank.
Paketa përfshin gjithashtu 15 automjete luftarake Bradley, dhjetë transportues të blinduar të personelit Stryker, pajisje të sigurta komunikimi dhe mbi 22 milionë fishekë për armë të vogla.
Kjo është paketa e 40-të e ndihmës që dërgohet në Ukrainë duke përdorur Autoritetin Presidencial të Tërheqjes./UBTNews/