Shtetet e Bashkuara dhe Tajvani kanë rënë dakord zyrtarisht për të nisur negociatat për një pakt të ri tregtar dhe investimesh, sipas deklaratave të lëshuara nga Uashingtoni dhe Taipei.
Të dy zbuluan Iniciativën ShBA-Tajvan të Tregtisë së Shekullit 21 në qershor, menjëherë pasi Tajvani u përjashtua nga Presidenti i ShBA-së, Joe Biden nga Korniza Ekonomike Indo-Paqësore (IPEF). Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian në atë kohë e kundërshtoi me forcë nismën.
Të dyja palët do të diskutojnë gjithashtu mënyrat e trajtimit të “shtrëngimit ekonomik” të Kinës, tha përfaqësuesi tregtar i Tajvanit, John Deng, në një konferencë shtypi të enjten.
Ai shtoi se “të gjithë mund të shohin se Kina po angazhohet në shtrëngim ekonomik” ndaj “jo vetëm Tajvanit, ShBA-së, por edhe shumë vendeve të tjera”, gjë që është “e dëmshme për rendin ekonomik botëror”.
Sipas një deklarate të veçantë nga Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë së ShBA (USTR), Taipei dhe Uashington DC “do të kërkojnë të miratojnë dispozita që nxisin bashkëpunimin për mënyrat për të adresuar këto politika dhe praktika të dëmshme jo të tregut”./UBTNews/