Pas muajsh hezitimi, SHBA dhe Gjermania thuhet se planifikojnë të dërgojnë tanke në Ukrainë, në atë që Kievi shpreson se do të ndryshojë lojën në fushën e betejës.
Administrata e presidentit amerikan Joe Biden pritet të njoftojë planet për të dërguar të paktën 30 tanke M1 Abrams, shkruan BBC.
Kancelari gjerman Olaf Scholz gjithashtu thuhet se ka vendosur të dërgojë të paktën 14 tanke Leopard 2. Ai do të flasë në parlament sot (e mërkurë) në mëngjes.
Ambasadori i Rusisë në SHBA tha se lajmi ishte “një tjetër provokim flagrant”.
Dhe zëdhënësi i Kremlinit tha se vendimi i raportuar i Gjermanisë “nuk do të sjellë asgjë të mirë” dhe do të lërë “një gjurmë të qëndrueshme” në marrëdhëniet me Rusinë.