UBT News

SHBA dhe Britania, aleancë për inovacion dhe inteligjencë artificiale

Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA po përgatiten të nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme teknologjike në ditët në vijim, si pjesë e vizitës së presidentit Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo marrëveshje synon të forcojë bashkëpunimin midis sektorëve të teknologjisë prej trilion dollarësh të të dy vendeve, duke rritur mundësitë për bizneset dhe konsumatorët në të dy anët e Atlantikut.

Ndërsa detajet përfundimtare ende po negociohen, partneriteti i ri pritet të fokusohet në teknologjitë kyçe, përfshirë Inteligjencën Artificiale, gjysmëpërçuesit, telekomunikacionin dhe informatikën kuantike.

“Teknologjitë thelbësore si Inteligjenca Artificiale dhe informatika kuantike do të transformojnë jetën tonë,” deklaroi Ministrja Britanike e Teknologjisë, Liz Kendall.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump do vizitojë Mbretërinë e Bashkuar të martën, në vizitën e dytë shtetërore, e cila do të zgjasë tre ditë.

Ai do shoqërohet nga delegacioni i përbërë nga drejtues të lartë amerikanë, si CEO i Nvidia, Jensen Huang, dhe Sam Altman nga OpenAI.

Në kuadër të kësaj vizite, BlackRock planifikon të investojë 700 milionë dollarë në qendrat britanike të të dhënave, si pjesë e një sërë marrëveshjesh që do të shpallen gjatë vizitës.

Që prej fillimit të vitit, të dy vendet kanë prezantuar plane të përbashkëta veprimi për zhvillimin e AI-së.

Kompanitë amerikane si Anthropic dhe OpenAI po hapin gjithnjë e më shumë zyra në Londër, ndërsa firmat britanike si DeepMind po e thellojnë bashkëpunimin transatlantik për inovacionin teknologjik.

Exit mobile version