UBT News

ShBA: COVID-19 po vret më shumë njerëz tani sesa në fazat tjera të pandemisë

Rënia e numrit të rasteve me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po çon në heqjen e masave, përfshirë këtu edhe maskat dhe po çon drejt diskutimeve për t’iu rikthyer normalitetit, por më shumë njerëz po vdesin nga koronavirusi tani sesa në shumicën e fazave të pandemisë.

Më shumë se 2 mijë raste të vdekjes nga COVID-19 janë raportuar në baza ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë muajit të kaluar. Vdekjet mesatare ditore po bien, por nga një pikë shumë e lartë. Ato ranë pak më poshtë se niveli ditët e fundit, në rreth 1 mijë e 900 të hënën; festa federale mund të ketë vonuar raportimin.

Përpara se Omicron të bëhej lloji dominues i koronavirusit në ShBA, në vetëm 100 ditë u raportuan 2 mijë viktima nga COVID-19, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Periudha e vetme kur numri i vdekshmërisë ishte kaq i lartë ishte në fillim gjatë periudhës së dimrit, para se vaksinat të ishin në dispozicion.

Më shumë se 120 mijë njerëz në ShBA kanë vdekur si pasojë e COVID-19 qëkur Omicron u bë variant dominues në muajin dhjetor./UBTNews/

Exit mobile version