Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pajtuar të ofrojnë ndihmë humanitare për Afganistanin, thonë talibanët.
Kjo deklaratë erdhi në fund të bisedimeve të para direkte në Katar, qëkur trupat amerikane u larguan nga Afganistani në muajin gusht. Përveç ndihmës, bisedimet u përqëndruan në kontrollin e grupeve ekstremiste dhe evakuimin e qytetarëve amerikanë.
Zyrtarët amerikanë i përshkruan diskutimet si të sinqerta dhe profesionale, por shtuan se talibanët do të gjykoheshin nga veprimet e tyre.
Në një deklaratë të lëshuar të dielën mbrëma, talibanët thanë: “Përfaqësuesit amerikanë deklaruan se do t’u japin ndihmë humanitare afganëve dhe do të ofrojnë lehtësira për organizatat e tjera humanitare për të ofruar ndihmë”.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se bisedimet nuk nënkuptojnë njohje të rregullit taliban në Afganistan./UBTNews