Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka sinjalizuar se ka besim të plotë në aftësinë e Ukrainës për të mundur Rusinë.
Duke nisur bisedimet me më shumë se 40 vende, ai tha: “Rezistenca juaj ka sjellë frymëzim në botën e lirë. Ukraina beson qartë se mund të fitojë, dhe po ashtu të gjithë këtu”.
Komentet e tij i bëjnë jehonë atyre të ministrit të forcave të armatosura britanike, James Heappey, i cili më herët i tha Sky News se nuk është e pashmangshme që Rusia të marrë zona të rajonit të Donbasit.
Ai tha se ka “çdo mundësi që ukrainasit të largojnë [trupat ruse]”./klankosova.tv