UBT News

Autoritetet shëndetësore në Amerikë bëjnë thirrje të pezullohet përdorimi i vaksinës Johnson&Johnson

Autoritetet shëndetësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëjnë thirrje të pezullohet përdorimi i vaksinës Johnson&Johnson Covid-19, pas raportimeve për mpiksje të gjakut te njerëzit që e kanë marrë vaksinën.

Administrata për Ushqim dhe Barna thotë se po bëhet me qëllim që të rritet kujdesi.

Raportohet që gjashtë raste të mpiksjes së rëndë të gjakut janë zbuluar pas administrimit të më shumë se 6.8 milionë dozave të vaksinës.

Ky rekomandim vjen pas raporteve të ngjashme edhe rreth vaksinës AstraZeneca, që ka ndikuar në uljen e përdorimit të saj për një kohë./UBTNews

Exit mobile version