UBT News

ShBA: Asnjë provë për planifikimin e një “bombe të pistë”

“Aktualisht nuk ka asnjë dëshmi për të treguar përdorimin e afërt të të ashtuquajturës ‘bomba e pistë’ që përmban material radioaktiv në Ukrainë”, deklaroi shefi i Pentagonit, Lloyd Austin.

“Nuk ka asnjë sugjerim se presidenti rus Vladimir Putin mund të ketë vendosur të përdorë një armë të tillë, dhe nuk ka ndonjë indikacion që ukrainasit po planifikojnë një gjë të tillë”, tha sekretari i Mbrojtjes, Austin, përcjell ATSh.

Gjithashtu, ai tha se udhëheqësit ukrainas kishin theksuar se kjo nuk ishte pjesë e planeve të tyre.

Rusia pretendon se Kievi po planifikon të përdorë një bombë me material bërthamor.

Nga ana tjetër, kjo ka rritur frikën në Perëndim dhe Ukrainë se Rusia mund të shpërthejë një “bombë të pistë” për të fajësuar palën ukrainase dhe për të krijuar një pretekst që do të çonte në një përshkallëzim ushtarak, duke përfshirë përdorimin e armëve taktike bërthamore.

ShBA-ja ka paralajmëruar Kremlinin për javë të tëra se përdorimi i armëve taktike bërthamore në luftën e saj kundër Ukrainës do të kishte pasoja shkatërruese për Rusinë.

Exit mobile version