Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Rusinë se planifikon ta bëj demokracinë ukrainase jofunksionale duke dashur të largojë qeverinë nga pushteti dhe duke shpërbërë autoritetet lokale.
“Ne kemi informacione se planifikimi i Rusisë për pushtimin e saj të mëtejshëm të Ukrainës përfshin një kapitullim të detyruar të qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike në Ukrainë, duke përfshirë shpërbërjen e të gjitha qeverive komunale lokale në Ukrainë”, tha ambasadori i SHBA-së, Michael Carpenter në një fjalim drejtuar Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
“Strukturat e reja qeverisëse do të ngriheshin në territoret e ‘çliruara’ nën kontrollin rus”, shtoi ai në fjalimin e postuar në internet.
Carpenter gjithashtu iu referua pushtimit të Rusisë në një tweet si një “iniciativë tërësisht barbare”./UBTNews/