Ambasadori i Uashingtonit në OKB ka thënë se kombet afrikane janë të lira të blejnë grurë nga Rusia, por mund të përballen me pasoja nëse tregtojnë mallra të sanksionuara nga SHBA, si nafta ruse.
“Vendet mund të blejnë produkte bujqësore ruse, duke përfshirë plehrat dhe grurin”, tha Linda Thomas-Greenfield në një konferencë shtypi në kryeqytetin e Ugandës, Kampala, pas një takimi me Presidentin Yoweri Museveni.
“Ne nuk kemi sanksione për asnjë produkt bujqësor që vjen nga Rusia” shtoi ajo.
“Nëse një vend vendos të angazhohet me Rusinë ku ka sanksione, atëherë ata po i thyejnë ato sanksione. Ne i paralajmërojmë vendet që të mos i thyejnë këto sanksione, sepse atëherë, nëse i bëjnë, kanë shansin që të ndërmerren veprime kundër tyre”./UBTNews/