Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se do të japin mbi 260 milionë dollarë ndihmë për popullin palestinez, sipas Departamentit amerikan të Shtetit.
Në një deklaratë departamenti tha se “SHBA-të po sigurojnë ndihmë prej mbi 260 milion dollarë për popullin palestinez. Kjo përfshin edhe 38 milionë dollarë si ndihmë për të mbështetur përpjekjet humanitare në Bregun Perëndimor dhe Gaza”.
Kjo ndihmë e re përfshin gati 33 milionë dollarë për Agjencinë e Ndihmës dhe Punës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) në mbështetje të operacioneve të saj në Bregun Perëndimor dhe Gaza, dhe një shtesë prej 5,5 milionë dollarë për partnerët humanitarë.
”Kjo ndihmë kryesore do të mbështesë ndihmën humanitare, organizatat për të siguruar strehim emergjent, ushqim, gjëra themelore dhe kujdes shëndetësor, si dhe shëndetin mendor dhe mbështetjen psiko-sociale për ata që kanë pësuar trauma”, thuhet në raport./UBTNews