UBT News

Shasha thotë se janë të pakta gjasat për liberalizimin e vizave në gjashtëmujorin e parë të 2021-ës

Gjasat që çështja e liberalizimit të vizave të këtë çfarëdo lëvizje gjatë gjashtë muajve të para të vitit 2021 janë të pakta. Kështu ka deklaruar drejtori i Institutit Epik, Demush Shasha.

Shasha në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se kjo jo pse Portugalia nuk e mbështet këtë çështje, por sepse Kosova nuk i ka bindur disa shtete skeptike se e kemi njëmend luftën kundër korrupsionit dhe lëvizja e lirë vazhdon të jetë çështje delikate brenda BE-së, në veçanti nën rrethanat e imponuara nga pandemia.

“Jo sepse Portugalia nuk do e mbështet këtë çështje, por sepse (1) Ne nuk i kemi bindur disa shtete skeptike se e kemi njëmend luftën kundër korrupsionit, dhe (2) Sepse lëvizja e lirë vazhdon të jetë çështje delikate brenda BE-së, në veçanti nën rrethanat e imponuara nga pandemia.Nga ana tjetër, Portugalia do këtë duar të plota gjatë Presidencës së saj. Në gjashtë muaj, ndër të tjera, ajo synon:- Të fillon zbatimin e pakos buxhetore prej 1.8 TRILION EURO në të gjitha shtetet anëtare të BE-së;- Të kujdeset për administrimin efikas të vaksinimit COVID-19 të 450 milion qytetarëve të BE-së dhe të sigurohet vaksinimi falas edhe për vendet e varfra;- Të avancoj zbatimin e Agjendës së Gjelbër, me theks të veçantë në tranzicionin energjetik dhe zbatimin e instrumenteve financiare në bashkëpunim me EIB;- Të thelloj Unionin Monetar dhe Ekonomik, në veçanti përmes themelimit të Skemës Evropiane për Garantimin e Depozitave dhe Unionit të Tregut Kapital;- Të siguroj konsensusin e nevojshëm për dakordimin mbi Paktin e Ri të Migrimit;- Të shtyj për përpara diskutimet për krijimin e Unionit Evropian për Shëndetësi;- Të organizoj Samitin Social me qëllim të fuqizimi të modelit social Evropian;- Në skenën globale, të intensifikoj marrëdhëniet BE-Afrikë”, shkroi Shasha në Facebook./UBTNews

Exit mobile version