UBT News

Shasha konsideron se është vështirë të fitohet liberalizimi i vizave

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha ka thënë se është vështirë të fitohet liberalizimi i vizave. Sipas tij, edhe nëse ndodhë kjo, Kosova duhet të jetë e përgatitur për përmbushjen e plotë të kritereve që burojnë nga procesi i liberalizimit të vizave.

“Është vështirë të fitohet liberalizimi i vizave. Po aq vështirë është edhe të sigurohemi që nuk e humbim të drejtën e lëvizjes së lirë. Pas liberalizimi të vizave, Kosova duhet të jetë e përgatitur për përmbushjen e plotë të kritereve që burojnë nga procesi i liberalizimit të vizave. Në veçanti duhet siguruar përmbushja e 5 kritereve specifike. Dështimi për të siguruar përmbushjen e tyre do të aktivizonte Mekanizmin për Pezullimin e Vizave.”, shkroi Shasha në Facebook.

EPIK ka listuar pesë kritere në rast se aktivizohet mekanizmi për pezullimin e vizave./UBTNews

Exit mobile version