Aktorja e njohur amerikane Sharon Stone është rikthyer në pasarelë pas më shumë se tri dekadash, duke marrë vëmendjen kryesore në Paris Fashion Week.
68-vjeçarja parakaloi në sfilatën e koleksionit pranverë/verë 2027 të Vetements, e veshur me një stil elegant dhe modern, që përfshinte xhaketë të bardhë, këmishë të zezë me kravatë dhe çizme të gjata prej lateksi.
Me një paraqitje të sigurt dhe stil të veçantë, Stone rikujtoi rikthimin e saj të parë në pasarelë që nga viti 1993, kur kishte mbyllur një sfilatë të Valentino Garavani në Paris.
Rikthimi i saj është pritur me interes të madh në botën e modës, duke e vendosur sërish në qendër të vëmendjes si një ikonë e stilit dhe kinemasë./A.K/
