Sharjah, emirati i tretë më i madh në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka ndaluar këtë vit fishekzjarret e Vitit të Ri në shenjë solidariteti me popullin e Gazës.
Vendimi u njoftua në një postim në Facebook nga policia e Sharjah, duke paralajmëruar të martën se do të merren masa ligjore ndaj atyre që shkelin këtë ndalesë.
Ndalimi është “një shprehje e sinqertë e solidaritetit dhe bashkëpunimit humanitar me vëllezërit e motrat tona në Rripin e Gazës”, njoftoi policia./UBTNews/