UBT News

Shantazh përmes fotografive, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për shantazh dhe ngacmim, pas hetimeve që lidhen me një rast të nisur në qershor të vitit 2025.

Sipas Policisë, i dyshuari kosovar dyshohet se në vazhdimësi e kishte kanosur një grua se do t’i publikonte në rrethin e saj familjar dhe shoqëror fotografi që cenonin integritetin e saj, nëse ajo nuk i jepte para.

Pas hetimeve, përmes masave të veçanta hetimore, i dyshuari është kapur në flagrancë duke pranuar para nga viktima.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe 21 mijë e 100 euro, për të cilat ende nuk dihet prejardhja.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Exit mobile version