Aktorja Shannen Doherty i njoftoi fansat e saj në rrjete sociale për përhapjen e kancerit të gjirit.
Ylli i “Beverly Hills, 90210” të martën postoi një video në Instagram të trajtimit të saj ndërsa sytë iu mbushën me lotë.
Ylli i “Charmed” u diagnostikua për herë të parë me kancer gjiri në vitin 2015. Në vitin 2020, Doherty njoftoi se kanceri i është kthyer, përhapur dhe është në fazën 4./UBTNews/