Shanghai deklaroi se kishte arritur “zero-Covid” në të gjitha rrethet e tij, duke shkaktuar tallje në mediat sociale pasi miliona në qytetin më të madh të Kinës mbetën nën izolim.
Kina e vuri qytetin prej 25 milionë banorësh nën kufizime të rënda në fillim të prillit.
Këmbëngulja e qeverisë për të shtypur shpërthimin e shkaktuar nga Omicron shkaktoi protesta dhe përleshje me autoritetet.
“Të 16 rrethet e Shangait kanë arritur tashmë zero-Covid në nivel komuniteti”, u tha gazetarëve të martën zyrtari i Komisionit Shëndetësor të Shangait, Zhao Dandan.
Më shumë se 3.8 milionë njerëz zyrtarisht ishin ende nën format më të rrepta të bllokimit në qytet, sipas shifrave zyrtare./UBTNews/