UBT News

Shanghai lehtëson masat antiCOVID

Qyteti kinez i Shanghait, qendra ekonomike e vendit dhe një qendër tregtare globale, po i lehtëson masat antiCOVID pas dy muajsh mbylljeje.

Në mesnatë kufizimet u lehtësuan për t’ua mundësuar shumicës së njerëzve të lëvizin lirshëm në qytetin me rreth 25 milionë banorë. Por të paktën 650 mijë banorë do të mbesin të mbyllur në shtëpitë e tyre.

Politika e përgjithshme e Kinës për “zero Covid” mbetet në fuqi dhe njerëzit që infektohen me COVID-19 do të përballen me karantinë ose spital./UBTNews/

Exit mobile version