Shanghai lehtësoi kufizimet në disa lagje të hënën pas protestave në rritje për rregullat jofleksibile të Covid-19 që kanë mbyllur 25 milionë njerëz, kanë shkaktuar mungesë ushqimi dhe kanë lënë mijëra në karantinë.
Autoritetet thanë se gradualisht do të fillojnë të lejojnë ata në zonat me numrin më të vogël të rasteve të virusit të largohen nga komunitetet e tyre, megjithëse ishte e paqartë se sa njerëz do të lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre ose kur.
Kujtojmë se Kina i është përmbajtur një politike “zero Covid”, duke synuar eliminimin e infeksioneve përmes bllokimeve, testimeve masive dhe kufizimeve të udhëtimit./UBTNews/