Shangai u godit të hënën nga stuhia më e fuqishme në 70 vjet, raportojnë mediat shtetërore. Për shkak të stuhisë, u anuluan fluturimet dhe autostradat u mbyllën pasi tajfuni Bebinca goditi qytetin me erëra të fuqishme dhe shira të rrëmbyeshme.
Shangai u vendos në alarm të kuq dhe disa banorë të bregdetit janë evakuuar, thonë autoritetet.
Tajfuni goditi vendin të hënën në zonën bregdetare të Lingang New City, në Pudong në lindje të qytetit, njoftoi Administrata Meteorologjike e Kinës.
Është stuhia më e fuqishme që goditi Shangain që nga tajfuni Gloria në vitin 1949, tha transmetuesi shtetëror CCTV menjëherë pasi Bebinca arriti në tokë./UBTNews/