UBT News

Shampo pa sulfate: Pse dhe kur duhet t’i zgjidhni ato?

Procesi i zgjedhjes së një balsami të ri është një blerje e lehtë që e bëjmë një herë në muaj. Kur flokët yndyrosen shpejt a janë më të thatë se zakonisht, fillojmë të mendojmë me kujdes për zgjedhjet e produkteve tona.

Me kaq shumë premtime për gjithçka, nga nxitja e rritjes së flokëve tek ruajtja e ngjyrës, gjetja e shampos së duhur duket sfidë më vete, pasi nuk është e lehtë të kuptosh cilët përbërës të duhen dhe cilët duhet t’i shmangësh.

Një përbërës që zakonisht duhet shmangur pavarësisht nga lloji i flokëve janë sulfatet.

Ato janë përbërës pastrues që gjenden në shampo dhe që jo domosdoshmërisht të këqija, shkaktojnë probleme. Sulfatet; si lauril, sulfati i natriumit, janë pastrues të fortë që heqin hidratimin nga flokët, duke i lënë të thatë dhe “pajetë”.

Edhe pse sulfatet ofrojnë pastrim të thellë, mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë. Përdorimi i tyre shkakton njollë në flokët e lyer dhe lë skalpin e kokës të dehidratuar. Sulfatet pengojnë rritjen e shëndetshme të flokëve, pasi thatësia e tepërt ndikon negativisht në lëkurën tonë.

Megjithëse gjetja e një shampoje që nuk do t’i zhvesh flokët nga vajrat natyralë është e rëndësishme, është po aq efektive që produkti të sigurojë pastrim adekuat e të eliminojë papastërtitë dhe djersën nga skalpi.

Gjetja e ekuilibrit të duhur për këtë çështje mund të jetë e vështirë për konsumatorin mesatar. Gjëja më e rëndësishme, është kujdesi për skalpin e kokës, i cili është baza për rritjen e shëndetshme. Është thelbësore që skalpi të mbahet i pastër dhe i hidratuar në mënyrë që flokët të mbeten të shëndetshëm. Kur skalpi ynë është në gjendje të mirë, ai gjithashtu ndihmon në parandalimin e rënies së flokëve.

Exit mobile version