Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka publikuar një video të termocentralit “Kosova B”, ku sipas tij ajo që shihet është gjendje alarmante mjedisore.
Shala përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se edhe pas katër vite të kësaj qeverie, kjo është situata menaxhuese e termocentraleve të Kosovës. Sipas tij, shkarkimet në këtë nivel janë të dënueshme me çdo legjislacion vendor dhe ndërkombëtar.
“Sot në KEK, përkatësisht në Termocentralin Kosova B, gjendje alarmante mjedisore. Kjo është situata reale menaxhuese e Termocentraleve të Kosovës pas katër viteve të kësaj Qeverie. Ndotja në shkallë shqetësuese dhe jashtë çdo norme. Shkarkimet në ketë nivel, janë të dënueshme me çdo legjislacion vendor dhe ndërkombëtar”, ka shkruar Shala në Facebook.