UBT News

Shala për kërkesën e Kurtit për shtimin e ushtarëve të KFOR-it: Ka zhvlerësuar institucionet, Policia ka kapacitete

Njohësi i çështje së sigurisë, Drizan Shala po konsideron që kryeministri Albin Kurti me kërkesën e bërë, që të shtohen forcat ushtarake të KFOR-it në Kosovë, ka zhvlerësuar institucionet e vendit.

Ai tha se Kurti këtë kërkesë e kishte bërë më herët në takimin që ka pasur me komandantin e KFOR-it në Kosovë dhe me shefin e EULEX-it, mirëpo sipas tij, KFOR-i pas vlerësimit të situatës në teren ka konsideruar që nuk ka nevojë që numri i ushtarëve të tyre të shtohet.

“Sa i përket kërkesës së bërë publike nga ana e Kurtit, sepse kërkesa është bërë në takimin që ka mbajtur në mesë komandantit  të KFOR-it e shefit të EULEX-it që është mbajtur në Qeverinë e Kosovës që është mbajtur në Qeverinë e Kosovës sa i përket situatës në veri, që atëherë kryeministri ka parashtruar një kërkesë në drejtim të komandantit të KFOR-it që të shtohet numri i forcave në teren”.

“Komandanti i KFOR-it e ka marr për bazë kërkesën e tij është përcjellje më tutje në komandën Evropiane, ku më pas është vlerësuar dhe është kthyer një fed-back drejtuar komandantit të KFOR-it që vlerësimi për shtim të numrave në teren e përcakton komandanti i KFOR-it sipas informacioneve nga tereni. Dihet që NATO dhe KFOR-i me mandatë në kuadër të OKB-së nuk e njehë institucionet e Kosovës po vetëm i njehë si palë në aspekt të sigurisë, pra në këtë kontekst mund të themi që komandanti i KFOR-it e ka parë jo të arsyeshëm që të ketë shtim të numrave të trupave në terën bazuar në atë që është një numër i mjaftueshëm prej 3 mijë zyrtarëve ushtarakë”, tha ai për EO.

Shala tha se me bërjen publike të kësaj kërkese kryeministri Kurti ka zhvlerësuar institucionet e Kosovës, sepse sipas tij, Policia ka kapacitet të mjaftueshëm për t’u përballur me çfarëdo situate.

“Çështja është se situata është e brishtë pavarësisht që kemi një pauzë sa i përket çështjes në kontekst të veriut, situata është e monitorueshme nga ana e mekanizmit ndërkombëtarë por edhe atij vendor. Përveç faktin që kryeministri ka bërë një kërkesë tanimë publike unë mendoj që ka zhvlerësuar edhe institucionet e Republikës së Kosovës, sepse ne kemi edhe policinë e Kosovës e cila ka kapacitet të mjaftueshëm për tu përballur me çfarëdo situate e cila bie në ndeshë me sigurinë publike dhe asaj nacionale”, përfundoi ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për gazetën gjermane, Die Welte i bëri thirrje NATO-s që të rrisë numrin e forcave paqeruajtëse në Kosovë, pas tensioneve të fundit.

Në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, aktualisht janë mbi 3 700 trupa, nga 27 shtete të botës. Forcat e NATO-s u vendosën në Kosovë pas përfundimit të luftës më 1999 me synim që të garantojnë sigurinë.

Exit mobile version