UBT News

Shala: Beogradi po tenton që veriun ta përdor si kartë në fushën diplomatike

Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala ka folur për ndërhyrjet e Policisë ne veri të vendit dhe ndikimin e tyre në politikë.

I ftuar në emisionin “Info Nata”, Shala për pjesën e zbatueshmërisë së ligjit tha se fillimisht duhet patur një plan strategjik, në mënyrë që sipas tij, të mos e cenojmë pastaj sigurinë e shtetit të Kosovës.

“Te pjesa e zbatueshmërisë në pjesën veriore, në momentin që ne ndërhymë pa patur një plan strategjik për të dalë nga situata ne e involvojmë veten më tutje, e cenojmë më tutje sigurinë, në kontekstin e asaj të arritjes së pas luftës, pas shpalljes së pavarësisë në atë pjesë. Pra çështja është se Bashkësia Ndërkombëtare kartonat e kuq po i jep në adresë të atyre që po tentojnë ta zbatojnë ligjshmërinë në pjesën veriore. Pra është më shumë konteksti i veriut, nuk është kontekst në elementin esencial sigurie por është kontekst në emelentin nacional politik të shtetit të Serbisë në kontekstin puro politike po reflekton në aspektin e sigurisë”, tha ai.

Teksa tha se në interes të Beogradit është mbajtja e situatës aktuale në veri, të cilën sipas tij shteti serb po e përdor si kartë në fushën diplomatike.

“Prandaj Policia e Kosovës në çdo moment që tenton të ndërhyjë në pjesën veriore për të parandaluar kontrabandim apo veprime të tjera kriminale, atëherë po ngërthehen në konturat politike, sepse Beogradi po tenton që këtë pjesë ta mbajë në situatën aktuale dhe ta përdor si kartë në fushën diplomatike”, tha ai.

Exit mobile version