Ylli i popit, Shakira, tregoi në Instagram se si dy derra të egër e sulmuan atë në park dhe i vodhën çantën dhe telefonin, transmeton UBT News.
Duke ndarë një video të çantës së saj të shqyer të mbuluar me baltë, ajo tha në spanjisht: “Shikoni se si dy derrat e egër që më sulmuan në park më kanë lënë çantën. Ata po më çonin çantën në pyll me telefonin. Ata kanë shkatërruar gjithçka”.
Këngëtarja nuk dha detaje kur ndodhi incidenti ose në cilin park ndodhi.
Sipas të dhënave të fundit, derrat e egër gjithnjë e më shumë po vijnë nëpër qytete për të kërkuar ushqim.
Fotografitë e tyre nga parqet në Romë duke u endur në rrugët e bllokuara nga trafiku janë bërë virale gjatë javëve të fundit në mediat sociale./UBTNews