Këngëtarja kolumbiane Shakira ka zbuluar se do të dëshironte të realizonte një bashkëpunim muzikor me artisten shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë një bisede në podcastin e vlogeres së njohur Lele Pons, ku u pyet se me cilin artist do të dëshironte të bashkëpunonte në të ardhmen.
“Do të më pëlqente të bashkëpunoja me Dua Lipën. Dua Lipa, a po më dëgjon? A e dini që ajo flet spanjisht?”, u shpreh Shakira.
Gjatë bisedës, Lele Pons e cilësoi Dua Lipën si një artiste të mrekullueshme, ndërsa Shakira shprehu vlerësimin e saj duke thënë se ajo është “e jashtëzakonshme”.
Shakira vazhdon të mbetet një nga emrat më të suksesshëm të muzikës botërore, ndërsa një bashkëpunim i mundshëm me Dua Lipën do të ishte një nga projektet më të komentuara në skenën ndërkombëtare të muzikës./A.K/
