Gjykata Supreme e Spanjës ka shpallur të pafajshme këngëtaren kolumbiane Shakira në lidhje me akuzat për evazion fiskal.
Sipas vendimit gjyqësor të cituar nga Reuters, gjykata i ka dhënë Ministrisë së Financave spanjolle një kompensim prej më shumë se 60 milionë eurosh, shumë që këngëtarja e kishte paguar më herët në formë gjobash dhe interesash.
Hetimet ndaj Shakirës kishin nisur në verën e vitit 2023, kur prokurorët e akuzuan për shmangie të dyshuar të taksave prej 6.7 milionë eurosh për të ardhurat e vitit 2018, përmes përdorimit të një kompanie jashtë vendit.
Ndërkohë, në nëntor të vitit 2023, ajo kishte arritur një marrëveshje me prokurorinë për një çështje tjetër, duke paguar rreth 14 milionë euro taksa për periudhën 2012–2014.
Pas divorcit nga futbollisti Gerard Piqué në vitin 2022, Shakira u zhvendos në Miami, ku jeton me dy fëmijët e saj.
