Shakira ishte një nga yjet që elektrizoi skenën gjatë spektaklit të pjesës së parë në finalen e Kupës së Botës 2026, të zhvilluar në stadiumin “MetLife” në New Jersey.
Këngëtarja kolumbiane tërhoqi vëmendjen me performancën e saj energjike dhe paraqitjen skenike, duke interpretuar hitin “Dai Dai” e shoqëruar nga një grup valltarësh.
Artistja 49-vjeçare u shfaq me një kostum në ngjyrë të verdhë dhe rozë, ndërsa energjia dhe forma e saj fizike nxiten reagime të shumta në rrjetet sociale.
Në platformën X, shumë fansa u shprehën të habitur nga mosha e këngëtares. “Refuzoj ta besoj që Shakira është 49 vjeçe”, shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër komentoi: “Duket sikur është 30 vjeçe. Është e pabesueshme, nuk plaket”.
Përveç Shakirës, në spektaklin e finales performuan edhe emra të njohur si Justin Bieber, Madonna dhe BTS, ndërsa ceremonia e mbylljes solli në skenë Robbie Williams, Laura Pausini, Post Malone, Jennifer Hudson dhe Nicole Scherzinger.
Finalja mblodhi në tribunat VIP edhe figura të njohura si Tom Cruise, Kylie Jenner, Timothée Chalamet dhe Matt Damon./A.K/
