UBT News

Shaip Kamberi reagon për pohimet e Vulinit për masakrën e Reçakut

Deputeti shqiptar i Parlamentit të Serbisë, Shaip Kamberi përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj pohimeve të minsitrit serb, Aleksandër Vulin për masakrën e Reçakut. Ai ka shkruar se pomihet e Vulinit janë më pak problematike, por heshtja e Vuçiqit e dëshmon pajtimin me Vulinin.

Kamberi kërkon nga BE-ja dhe SHBA-ja që të reagojnë dhe të bëjnë presion ndaj Vuçiqit.

“Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i reagojnë dhe t’i bëjnë para së gjithash presion Vuçiqit, si shef dhe mbrojtës i Vulinit”, shkroi ai në Facebook.

Exit mobile version