UBT News

Shaip Kamberi në Parlamentin e Serbisë: “I keni duart e përgjakura”

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar fuqishëm ndaj ngjarjeve të fundit në Kuvendin Republikan, ku opozita ndaloi punën e seancës së sotme, duke përdorur moton “I keni duart e përgjakura” në nderim të viktimave të tragjedisë në Novi Sad dhe në betejën për drejtësi dhe zbardhjen e të vërtetës.

Seanca u shoqërua me tensione të larta dhe përplasje fizike ndërmjet deputetëve të shumicës dhe atyre të opozitës, duke reflektuar një krizë të thellë politike. Kamberi e cilësoi moton e opozitës si përshkrimin më të mirë për qeverisjen aktuale të Serbisë, duke theksuar se gjaku në duart e saj nuk është vetëm i sotmi, por daton që nga vitet e ‘90-ta.

“Duart e tyre janë të përgjakura nga tragjeditë e të kaluarës dhe padrejtësitë që vazhdojnë edhe sot,” deklaroi Kamberi, duke bërë thirrje për drejtësi dhe përgjegjësi ndaj viktimave të pafajshme./UBTNews/

Exit mobile version