Kryetari i Aleancës Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini tha se sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Serbisë kanë varfëruar qytetarët në zhvillimin ekonomik, politik dhe integrues të vendit tonë.
Përmes një postimi në Facebook, Shahini ka thënë se këto sanksione rezultojnë me humbje të shumta për Kosovën.
“AKB vlersonë se sanksionet e BE-së kundër Kosovës kanë ndal zhvillimin ekonomikë, politik dhe integruese të vendit tonë, humbjet janë shumë më të mëdha se sa që dihen për arsye se zingjiri sanksionues ka ngadalsue kosoven që mos të kemi as njohje të reja dhe as një antarsim në asnjë mekanizëm ndërkombëtar tash e shumë kohë”, ka thënë Shahini.
Sipas tij, sanksionet e Kosovës kundër Serbisë kanë ndikim në rritjen e kostos se disa produkteve që janë zëvendësuar nga vendet tjera për shkak të transportit më të lartë.
Tutje ai thotë se Qeveria e Kosovës duhet të koordinohet mirë me faktorin ndërkombëtar që t’i tejkaloi këto dy pengesa ekonomike dhe politike.