UBT News

Shaban Gogaj dënohet me shtatë vjet e gjysmë burgim për vrasjen e Agonis Tetajt

Gjykata Themelore në Pejë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me shtatë vjet e gjysmë burgim të akuzuarin Shaban Gogajn, për vrasjen nga pakujdesia të Agonis Tetaj, në shtator të vitit 2018 në Deçan.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Gogaj u shpall të premten nga kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova.

Sipas aktgjykimit, i pandehuri Shaban Gogaj për vrasje nga pakujdesia u gjykua me 5 vjet burgim, kurse per armëmbajtje pa leje me 3 vjet burgim.

Gjykata për të akuzuarin Shaban Goajn caktoi dënimin unik prej shtatë vjet e gjashtë muaj. Kurse i pandehuri Isuf Cacaj për armëmbajtje pa leje dënohet me 2 mijë euro. Të pandehurit Gogaj do t’i konfiskohet një armë e zjarrit dhe një armë me gaz.

Gjykatësja Husaj-Rugova në arsyetim të saj tha se prokuroria nuk kishte ofruar asnjë provë të re, dhe se prokurori i ri i caktuar në këtë rast kishte mbetur pranë akuzës për vrasjes së rëndë, pasi prokurori Agron Uka kishte bërë rikualifikimin në vrasje nga pakujdesia. Sipas saj, duke qenë se prokuroria nuk ka paraqitur provë të re, gjykata nuk mund të shkojë në dëm te pandehurit./BetimipërDrejtësi

Exit mobile version