Ka një sërë sfidash në nxjerrjen e drithit të Ukrainës jashtë vendit – dhe potencialisht përcjelljen e dërgesave të grurit përmes Detit të Zi, sipas analistit Dr. Sidarth Kaushal.
Këto ujëra janë aktualisht shumë të rrezikshme për transportin civil, tha Kaushal, nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara, për programin Today të BBC Radio 4.
Kjo për shkak të minave detare të vendosura në fillim të luftës, si nga rusët ashtu edhe nga forcat ukrainase. Gjithashtu për shkak të aktiviteteve të flotës ruse të Detit të Zi, e cila ka kryer sulme me raketa në terminalet portuale dhe ka dëmtuar një numër anijesh në port.
Për t’i dhënë fund kërcënimit nga flota e Detit të Zi, së paku, “një parakusht do të ishte pastrimi i kanaleve nëpër fushat e minuara rreth Odesës” dhe që rusët të mos ndërhyjnë në pastrimin e minave, thotë ai.
Kjo do të linte ende disa sfida të mëdha – për një gjë, transporti civil do të kërkonte një “sasi masive sigurimi”, diçka që qeveritë nuk e kontrollojnë plotësisht.
Rusia tashmë ka lënë të kuptohet se mund të kërkojë heqjen e sanksioneve për të ndihmuar në këtë proces.
Bashkëpunimi i Turqisë është gjithashtu i nevojshëm për këtë, duke pasur parasysh kontrollin e saj mbi ngushticat e detit dhe se ajo është fuqia tjetër mbizotëruese në Detin e Zi.
“Mund të bëhet, nëse do të bëhet, kjo është një pyetje shumë më e hapur”, përfundon ai./UBTNews/