Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan u organizua një diskutim i hapur me përfaqësues të Federatës së Mjekësve Shqiptarë në Evropë (Albanian Medical Federation for Europe), rreth çështjeve që ndërlidhin fushën e mjekësisë.
Paneli i diskutimi ishte i përbërë nga: Kryetarja e AMFE-s, Dr. Aurora Dollenberg, mjeku gjinekolog njëherit nënkryetari i AMFE-s në Danimarkë, Dr. Negjyp Sopa, eksperti i shëndetit publik dhe sekretari i përgjithshëm i AMFE-s për vendet shqipfolëse, Gjergji Pashaj, kryetarja e AMFE-s në Danimarkë, Bernarda Radoncic dhe dekani i Shkencave Mjekësore në UBT, Dr. Fitim Alidema.
Diskutimi fillimisht u fokusua në sfidat aktuale të mjekësisë, si dhe në inovacionet dhe zhvillimet më të reja në këtë fushë, ku përfaqësuesit e Federatës së Mjekësve Shqiptarë në Evropë ndanë përvojat e tyre si mjekë dhe prezantuan iniciativat dhe projektet e kësaj federate.
Diskutimi ishte i frytshëm dhe solli pikëpamje të ndryshme rreth problemeve specifike që përballon mjekësia sot, si përdorimi i teknologjisë në shërbimin shëndetësor, qasjet e reja në trajtimin e sëmundjeve, si dhe rritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e promovimit të shëndetit dhe parandalimit të sëmundjeve.