UBT News

Sezoni i ri i Fortnite sjell “Attack on Titan”

Loja Fortnite e cila mund të quhet si një ndër lojërat më të pëlqyera në gjithë botën është përditësuar dhe opsioni “Attack on Titan” mund të përdoret nga të gjithë. Ky opsion na jep mundësinë të qarkullojmë rreth ishullit në Battle Royale dhe mund të vazhdojnë luftimet pa hasur probleme si më parë.

Loja rrit versionin e saj me këtë përditësim duke e çuar në 24.40 dhe opsioni i ri do të bëjë që të godasësh kundërshtarët nga poshtë ose të sulmosh me raketa. Personazhet që do të shtohen do të jenë anime dhe mendohet që do të tërheqin shumë të rinj sepse pëlqehen nga të gjithë.

Gjithashtu, është një vend i fshehur në lojë ku mund të përfitosh anime falas ose t’i blesh online duke nisur nga kjo javë. Misionet do të jenë të gjata dhe përdoruesit mund të zhbllokojnë Eren Jaeger që është një ndër misionet më të vështira, por edhe më të pëlqyera njëkohësisht.

Fortnite po sjell ndryshime kohë pas kohe duke e vendosur veten në qendër të vëmendjes dhe ka fituar përdorues sepse opsionet që shtohen e bëjnë këtë lojë akoma edhe më interesante./GameWorldAlbanian

Exit mobile version