Këtë javë, në Seul është prezantuar një mënyrë e re dhe ekologjike e transportit publik – “Hangang Bus”, një sistem me anije që lëvizin përgjatë lumit Han.
Ky shërbim përfshin tetë mjete ujore që ndalojnë në shtatë stacione, duke filluar nga Magok në perëndim deri në Jamsil në jug, me një kohë të plotë udhëtimi prej 127 minutash.
Nga data 10 tetor, gjatë orëve të pikut, do të funksionojnë edhe linja ekspres, të cilat do ta përshkojnë të njëjtën rrugë për vetëm 82 minuta, me nisje çdo 15 minuta.
Anijet janë të pajisura me shërbime shtesë si Wi-Fi falas, hapësira për biçikleta, vende për karroca për fëmijë dhe persona me aftësi të kufizuara, si dhe ulëse të rezervuara.
Sipas autoriteteve lokale, ky projekt synon që të ndihmojë në uljen e trafikut në qytet dhe do të përmirësohet më tej në varësi të komenteve dhe nevojave të qytetarëve.
Përgatiti: A.Z. /UBT News/