UBT News

Seuli heq hapësirat e parkimit që ishin të dedikuara vetëm për gratë

Kryeqyteti i Koresë së Jugut, Seuli, po heq hapësirat e parkimit që ishn të dedikuara vetëm për gratë, 14 vjet pasi ato u prezantuan si një mbrojtje për to.

Hapësirat për parkim vetëm për gratë ishin vendosur në vitin 2009, pasi u kryen disa krime të dhunshme në bodrumin e parkingjeve të makinave. Por zyrtarët e qytetit thonë se hapësira të tilla nuk janë më të nevojshme dhe do të shndërrohen në parkingje familjare.

Kritikët e këtij vendimi thonë se heqja e tyre është shembulli i fundit i politikave antifeministe në Korenë e Jugut.

Në Seul, qytetin më të madh të Koresë së Jugut, u kërkua që në parkingjet e makinave me mbi 30 hapësira 10% të ndahen për gratë – më pak 2 mijë nga 16 mijë e 640 hapësirat e parkimit publik ishin të rezervuara për gratë.

Sipas të dhënave të Qeverisë të vitit 2021, më shumë se dy të tretat e krimeve të dhunshme që u kryen në parkingjet e qytetit ishin krime seksuale: përdhunim, sulm seksual dhe ngacmim./UBTNews/

Exit mobile version