Instituti i Ballkanologjisë në kuadër të Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit UBT, sjell një ngjarje të veçantë për të gjithë ata që janë të gatshëm të ndërmarrin një udhëtim intelektual në historinë dhe politikën e Kosovës.
Sesioni i ligjëratave fillon më datë 21 mars 2024 me ligjëratën e ambasadorit gjerman, Jörn Rohde të titulluar “Germany and Kosovo – a special relationship on the pat”, për të vazhduar me ligjeratën e ambasadorit austriak, Georg Schnetzer më datë 12. 04. 2024, ambasadores kroate Danijela Barišić që mbahet më 03.05.2024 dhe për të përfunduar me ligjëratën e ish-ministrit të jashtëm të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.
Ky sesion i ligjëratave është më shumë se një thirrje, është një ftesë për të zbuluar hulumtime të thella dhe për të kuptuar sfidat dhe triumfat që kanë përcaktuar shtetin më të ri në Evropë. Për të gjithë ata që janë të intriguar nga histori politike dhe shtetndërtimi, kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të eksploruar rrugëtimin e Kosovës, duke shikuar përtej fakteve dhe në thellësi të ngjarjeve.
Sesionet e ligjëratave nga “Instituti i Ballkanologjisë” në kuadër të Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit UBT janë një platformë unike për shkëmbimin e pikëpamjeve dhe mendimeve.
Sesionet e ligjëratave në Universitetin UBT kanë një reputacion të ndritur, dhe kjo ngjarje nuk premton vetëm një eksperiencë informuese, por edhe një udhëtim në historinë dhe politikën e një shteti që po ndryshon dhe zhvillohet vazhdimisht.
Instituti ka planifikuar ligjëratat e tjera për tema të ndryshme, duke ofruar emra të rëndësishëm nga fushat e shkencës, diplomacisë, politikës dhe publicistikës./UBTNews/