Profesori i njohur amerikan, Daniel Serwer, njohës i mirë i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor, ka komentuar takimin e djeshëm të Këshilltarit të Lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ai thotë se në këtë takim pati mospajtime dhe këtë sipas tij e dëshmon edhe shprehja e përdorur nga Chollet në publikimin e tij në Twitter, “good conversation”. Sipas Serwer, “bisedë e mirë” është një shprehje diplomatike për të shprehur mosmarrëveshjen.
“Ky nuk është një përqafim i ngrohtë. Derek po shpreh dëshirat e SHBA-së për raportin. Ndoshta ka filluar ta kuptojë se Vuçiq nuk ndan përkushtimin ndaj parimeve demokratike. Një ‘bisedë e mirë’ është (shprehje) diplomatike për mosmarrëveshje”, ka shkruar Serwer në Twitter.