Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, janë evidentuar disa raste të dhunës në familje në Prishtinë, Kamenicë dhe Malishevë.
Në Prishtinë, janë arrestuar dy të dyshuara, vjehrra dhe nusja, pas një përleshjeje mes tyre pas një mosmarrëveshjeje. Të dyja janë intervistuar në stacionin policor dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.
Ndërkohë, në Kamenicë është raportuar një rast i kanosjes ndaj një viktime femër nga bashkëshorti i saj. Gjatë ndërhyrjes në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar dy pistoleta me karikatorë, 250 fishekë të kalibrit 9×19 mm dhe një pushkë gjuetie të kalibrit 8×57 mm. I dyshuari është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt, sipas vendimit të prokurorit.
Në Malishevë, është arrestuar një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij. Viktimave u është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit.