Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në KEK ka njoftuar se sot nga ora 10:00 do të mbajë një protestë paqësore, fillimisht në sheshin “Zahir Pajaziti”, dhe pastaj para zyrave të KEK-ut.
Sipas kryetarit të Sindikatës së Re, Korporata Energjetike e Kosovës, Nexhat Llumnica, protesta është organizuar në shenjë kundërshtie kundër vazhdimit të tenderimit të paligjshëm të këtij departamenti, pagave të ulëta, dhe kushteve të rënda për punonjësit e sigurimit fizik në KEK.