Lëvizja Vetëvendosje është dënuar sërish me 2 mijë euro gjobë për shkak të organizimit të tubimeve në Prishtinë.
Drejtori i Inspeksionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka deklaruar se askush s’është mbi ligjin.
“Shkelje e vendimit nr. 09/58 të Qeverisë së Kosovës (dt.14.01.2021), pikat 24 dhe 25, si dhe Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemise.2000 euro gjobë, sipas nenit 25.1 të ligjit në fjalë!”, shkroi ai në Facebook./UBTNews
Askush mbi ligjin! Shkelje e vendimit nr. 09/58 të Qeverisë së Kosovës (dt.14.01.2021), pikat 24 dhe 25, si dhe Ligjit…
Posted by Adonis Tahiri on Thursday, February 4, 2021