Në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, ka dështuar sërish intervistimi i ish-ministrit të Tregtisë dhe Industrisë Lutfi Zharku. Ish-ministri Zharku sot ishte ftuar për të dëshmuar për periudhën 2008-2011.
Kryetari i Komisionit, Hajdar Beqa theksoi se ish-ministri Zharku gjendet jashtë vendit, dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të dëshmuar në dhjetor.
Komisioni hetimor është në vazhdën e intervistimeve të zyrtarëve të lartë institucional të cilët kanë pasur pozita të larta në periudhën hetimore.
Në mbledhjen e kaluar kishte dëshmuar ish-ministrja Justina Shiroka Pula.