UBT News

Seriali i animuar për fëmijë “Arthur”, përfundon pas 25 vitesh

Arthur, shfaqja e dashur televizive për fëmijët e viteve ’90-ta, do të përfundojë pas 25 vjetësh.

Shfaqja, e cila ndjek aventurat e Arthur Aardvark, familjes dhe miqve të tij është seriali televiziv i animuar për fëmijë më i gjatë në historinë e SHBA, transmeton KultPlus.

Transmetuesi amerikan PBS konfirmoi lajmin duke shtuar se episodi i fundit do të transmetohet vitin e ardhshëm.

Arthur ka mbuluar tema të rëndësishme, si përshembull martesat e të njëjtës gjini.

Shfaqja bazohet në një seri librash të Marc Brown dhe është shfaqur gjithashtu në vende të tjera, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

Lajmi për anulimin e serialit të animuar u zbulua nga një prej shkrimtareve të tij, Kathy Waugh.

Duke folur në podcast Finding DW, ajo tha se Arthur nuk ishte më në prodhim dhe ekipi kishte pasur tashmë festën përfundimtare të shfaqjes.

Ajo tha se sezoni i 25 -të dhe i fundit i Arthur do të transmetohet vitin e ardhshëm, por shfaqja do të jetë akoma e disponueshme në PBS Kids./KultPlus

Exit mobile version