Presidenti serb Aleksandar Vuçiç njoftoi një marrëveshje trevjeçare të gazit me Rusinë në një intervistë në kanalin televiziv serb Pink të dielën, duke e quajtur marrëveshjen “të favorshme” për vendin e tij.
Vuçiç tha se Serbia do të nënshkruajë një marrëveshje tjetër trevjeçare me Gazprom pasi marrëveshja aktuale 10-vjeçare e gazit të skadojë të hënën.
“Ky është çmimi më i lirë në të gjithë Evropën. Ajo që ne ramë dakord, (presidenti rus Vladimir) Putin dhe unë, është shumë e dobishme për Serbinë, dhe kështu ne do të nënshkruajmë një kontratë tjetër, pjesën e parë, e cila është një kontratë tre-vjeçare”, ka thënë Vuçiq.
Të dielën, Putin dhe Vuçiç diskutuan furnizimet me gaz natyror, sipas RIA Novosti, që citoi Kremlinin të thoshte se Rusia kishte rënë dakord të “vazhdonte furnizimin me gaz natyror të pandërprerë në Serbi”.
Serbia nuk është anëtare e Bashkimit Evropian apo NATO-s.
Ajo është pothuajse tërësisht e varur nga gazi rus, ndërsa ushtria e saj mban lidhje me ushtrinë ruse.
Megjithëse mbështeti dy rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë pushtimin rus të Ukrainës, Serbia refuzoi të vendosë sanksione kundër Moskës./UBTNews/