Reuters raporton se Serbia – e cila është i vetmi vend i BE-së që ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë, ka rënë dakord të furnizojë Kievin me armë – ose madje i ka dërguar ato tashmë.
Detajet u përcaktuan në një dokument në dukje të klasifikuar të Pentagonit që përmbledh përgjigjet evropiane ndaj kërkesave të Ukrainës për mbështetje ushtarake.
Dokumenti zbuloi se Serbia nuk do t’i siguronte Kievit stërvitjen ushtarake që kërkoi, por u zotua të dërgonte ndihmë vdekjeprurëse [armë] ose veçse e ka furnizuar me to tashmë.
Raporti, i datës 2 mars dhe i shënuar “Sekret”, tregon gjithashtu se Serbia mund t’i sigurojë armë Ukrainës në të ardhmen.
Duhet të theksohet se Sky News nuk mund të verifikojë vërtetësinë e dokumentit. Poashtu zyra e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe ambasada e Ukrainës nuk i janë përgjigjur kërkesave të Reuters për koment./UBTNews/